Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 në Kosovë janë regjistruar 3 mijë e 68 viktima, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Kjo bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Tutje nga kjo ministri kanë treguar se vetëm të shtunën e 12 janarit në vend janë regjistruar 4 viktima.
Përveç të shtunës numri i viktimave ka qenë i madh edhe gjatë ditëve të kaluara.
Sipas MSH-së që nga fillimi i pandemisë vendi ka regjistruar 222 mijë e 339 raste të infektuara me COVID-19.
Ndërsa 204 mijë e 632 persona janë shëruar deri tani nga ky virus./Gazeta Enigma/