Sanksionet e BE-së për rastin e Banjskës, Stano: Po presim vendim gjyqësor nga Kosova

Sanksionet e BE-së për rastin e Banjskës, Stano: Po presim vendim gjyqësor nga Kosova

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian po pret vendim përfundimtar gjyqësor nga ana e Kosovës për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, në mënyre që të procedohen vendimet e bllokut apo dënimet në lidhje me këtë rast.

Ai tha se BE-ja ka mirëpritur përfundimin e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ani se më herët kishte thënë se BE-ja po pret finalizimin e hetimeve për të proceduar tutje.

“BE-ja e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimin për sulmin në Banjskë dhe ka ngre aktakuzat relevante. BE-ja në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur pritjet që të gjithë përgjegjësit dhe të përfshirët në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Tash nis procesi gjyqësor. Ne presim përfundimin e procesit”, ka thënë sot Stano në një konferencë për media.

Stano tha se Serbisë vazhdimisht i është kërkuar të bashkëpunojë lidhur me rastin. 

“Presim që Serbia plotësisht të bashkëpunojë në hetim të këtij sulmi. Kjo është pritja e BE-së dhe qëndron ende dhe ne e përcjellim mesazhin vazhdimisht te partnerët tanë në Serbi. Kemi thënë atëherë në fund shtatorit të vitit të kaluar se ky sulm përbënte një eskalim të qartë e paprecedentë dhe do të ketë pasoja. Kur gjykata në Kosovë të vendosë kush është fajtor e kush është përgjegjës apo pafajshëm, atëherë do të jetë koha për përgjegjësi”.

Zëdhënësi tha se BE-ja ka “një gamë të instrumenteve” që mund t’i përdorë në konsultim me shtetet anëtare.

“Nuk jem ende aty. Procesi gjyqësor ka nisur. Me rëndësi hetimi ka përfunduar. Tash gjykata duhet të vendosë nëse përfundimet e hetimit janë të kënaqshme Do të shohim përfundimin”, tha ai.

I pyetur nëse BE-ja do të insistojë që Milan Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë, Stano ka thënë se qëndrimi gjithmonë ka qenë i qartë se “Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht”.

Related Articles