SC Gjilani kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, eliminon Llapin

SC Gjilani kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, eliminon Llapin

SC Gjilani është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës pas fitores 1-0 ndaj Llapit, në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinale, raporton Gazeta Enigma.

Kështu Gjilani kualifikohet në finale pas dy ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 3-1, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 1-2.

Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Arbnor Ramadani në minutën e 33-të pas asistimit të Përparim Islamit.

Gjilani në finale do të takohet me Prishtinën, ndeshje e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Related Articles