Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ftoi shtetet e Bashkimit Evropian që t’i mbajnë premtimet për vendet e Ballkanit Perëndimor, që të integrohen në BE. Në një fjalim para eurodeputetëve në Ditën e Evropës, Scholz foli edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e saj. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, shtoi ai.
Scholz deklaroi se vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainës, Moldavisë e edhe Gjeorgjisë, iu është thënë se e kanë vendin në BE, e kjo sipas tij, duhet të ndodhë, raporton Rel.
Kancelari gjerman theksoi se BE-ja duhet t’i ndërmerr reformat e duhura për të qenë e gatshme t’i bashkojë forcat me bllokun perëndimor.
“Përpjekjet për të rindërtuar Ukrainën, një tjetër anëtare aspiruese e BE-së, do të kenë nevojë për kapital politik dhe financiar në afat të gjatë, deklaroi ai.