2 ton e 200 kilogram kokainë janë sekuestruar në Kosovë.
Operacioni siç bëjnë me dije burime për TCh u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.
Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare.
Kjo është hera e tretë që , që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë. Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë.