Serbët edhe sot protestojnë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok

Serbët edhe sot protestojnë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok

Në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, do të vazhdojë protesta e serbëve.

Gjatë së mërkures situata ishte kryesisht e qetë, derisa nuk kanë munguar sulmet ndaj gazetarëve të cilët po raportonin nga atje.

Sulm pati edhe ndaj policisë, ku pati edhe dëmtim të veturave të tyre, e po ashtu gjatë ditës së djeshme u lëndua edhe një zyrtar policor.

Protestat e serbëve kanë nisur nga e premtja e 26 majit, ku kryetarët e zgjedhur kishin mësyer që të hynin në zyrat e tyre për t’ia filluar punës.

Por, kjo ka qenë e pamundur për shkak se një numër serbëve u mblodhën tek objektet komunale, për t’i penguar ata.

Situata më e rëndë u paraqit të hënën ku pati përleshje mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it.

Si pasojë 30 ushtarë u lënduan, tre prej të cilëve u plagosën me armë zjarri.

Dy protestues serbë u arrestuan, derisa për ta gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë po kujdesen KFOR-i dhe policia e Kosovës.

Related Articles