Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë do të kenë mundësinë që përmes postës ose përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, të votojnë në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese për gjyqësorin, shkruan Gazeta Enigma.
Këto janë dy opsionet që qeveria e Kosovës i ka ofruar serbëve për të votuar në referendumin e Serbisë. Sipas zyrtarëve qeveritar kjo është forma e vetme, përmes së cilës pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë do të votojnë në referendumin që do të mbahet më 16 janar.
Mirëpo, nuk është i të njejtit mendim edhe Eugen Cakolli, analist i çështje politike.
Cakolli tha për Gazetën “Enigma” se mbajtja e një procesi të tillë e cenon rendin kushtetues dhe atë juridik.
“Konsideroj që organizimi të votimit për referendumin e Serbisë në Kosovë cenon rendin kushtetues dhe juridik meqenëse nuk ka asnjë praktik në ndonjë vend të botës ku për çështje të brendshme të një shteti të votohet në një shtet tjetër për sa kohë që nuk kemi të bëjmë me votim në komisione konsullore, diplomatike, ambasada”, tha Cakolli.
Ndërsa, sa i përket dy opsioneve të qeverisë kundrejt Serbisë në lidhje me këtë çështje, Cakolli i vlerësoi sit ë drejta.
Sipas tij qeveria ka bërë mirë që i ka vendosur këto dy opsione, meqenëse ai thekson se me këto dy opsione Serbia duhet që të pranojë se nuk ka asnjë llojë juridiksioni për të organizuar çfarëdo procesi në Kosovë.
Duhet theksuar fakti se në një situatë të tillë kemi ardhur si rezultat i lëshimit pet ë ekzekutivëve të kaluar, qeverive të cilat qoftë me vendim apo edhe me mosveprimin e tyre kanë lejuar organizimin e proceseve të tilla zgjedhore të cilat janë kamufluar përmes emërtimit që kemi të bëjmë më grumbullim të votive nga OSB-ja”.
“Mirëpo duhet theksuar që OSB-ja as në Serbi as në Kosovë nuk organizon procese zgjedhore, atëherë i bie që edhe referendum i së dielës nëse do të lejohet në bazë të veprimit apo mosveprimit, atëherë do të organizohet nga Serbia që sipas legjislacionit të saj njeh qendrat e votimit në pjesën veriore të vendit si qendra integrale të numrit të përgjithshëm të qendrave që ata i hapin në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.
ka bërë të ditur se nga qeveria e Serbisë kanë pranuar një kërkesë për t`i mbledhur votat e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë mori një kërkesë zyrtare nga qeveria serbe më 20 dhjetor për të kryer një operacion për mbledhjen e votave për referendumin serb më 16 janar. Misioni ka njoftuar Qeverinë e Kosovës dhe ka ofruar që të kryhet një operacion i tillë në të njëjtat kushte siç është bërë për zgjedhjet parlamentare serbe të qershorit 2020. Këto kushte përfshijnë pëlqimin nga të dyja palët”, thonë nga OSBE.
Mbledhjen e votave nga OSBE e ka përkrahur edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka thënë se votat e referendumit për kushtetutën e Serbisë që mbahet të dielën në të kaluarën janë mbledhur me lehtësimin e misionit të OSBE-së.
“Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan Borrell.
Tutje, Cakolli ka komentuar edhe kërkesën e Bashkimit Evropian për referendumin e Serbisë në Kosovë, ku sipas tij kjo është krejtësisht e papranueshmë dhe sipas tij pavarësisht kësaj institucionet duhet të tregohen të vendosura.
Ai shton se institucionet duhet të argumentojnë që lejimi i një referendum të tillë është praktikë e rrezikshmë, meqenëse sipas tij mund të cenoj rëndë integritetin e Kosovës nga ana e Serbisë.
Një hapë para drejtë integrimit, a po përkrahet Serbia nga Bashkimi Evropian në këtë proces?
Cakolli thotë se kjo nuk është hera e parë që qasja e BE-së është e padrejtë ndaj Kosovës, derisa sipas tij këtë e sheh në vazhdën e këtyre veprimeve, ndonëse arsyet specifike mund të jenë të shumta.
“Do të doja të dija se si do të reagojë BE-ja në rast se Kosova do të kërkojë organizimin e procesit zgjedhor për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shtuar ai, duke thënë se dihet që BE-ja ka reaguar minimalisht për çështjën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Preshevë, që ndërlidhet me të drejtën e votimit.
Qeveria e Kosovës ofron mundësi të votimit
“Kemi ofruar mundësinë e votimit nëpërmjet postës ose nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, e cila edhe ashtu është derivat i marrëveshjes së arritur në Bruksel më 2012, për hapjen e zyrave ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë”, thuhet nga zyrtarët qeveritarë.
Ndryshe, më 29 dhjetor të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është në dijeni që Serbia synon të mbajë referendum në Kosovë, porse ai nuk pajtohet për një gjë të tillë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë, jo vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë, por edhe për shkak se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë aplikuar qeveritë e mëparshme, kanë qenë po ashtu në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sonë. Ne jemi kundër dhe natyrisht që, si Qeveri, qëndrimi jonë është edhe veprim i yni”, ka thënë Kurti.
Kursë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar duke thënë se për moslejimin e mbajtjes së referendumit në mjediset serbe në Kosovë, do t’i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare.
“A do të reagoni kështu në qoftë se serbët në Kosovë do të ndalojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e tyre ose që, mos dhëntë Zoti, në veri të thonë se zgjedhje të tilla nuk do të ketë fare”, ka thënë Vuçiq.
Ndryshe, siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit.
Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve. /Gazeta Enigma/.