Mbrëmë rreth orës 23:30 ka pasur përleshje fizike mes shtatë personave në një kafeteri në Vitomericë të Pejës, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në spital, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e konfirmoi për Gazetën Enigma, Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.
Gashi tha se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi. / Gazeta Enigma.