Serwer: Këta janë hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrin Kosova dhe Serbia në raport me dialogun

Serwer: Këta janë hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrin Kosova dhe Serbia në raport me dialogun

Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka folur rreth çështjes së Asociacionit dhe hapave të ardhshëm që duhet ndërmarrin Kosova dhe Serbia.



Në një intervistë për Sinjalin, Serwer tha se Kosova duhet të ndërmarë veprime të njëanshme për të siguruar rehatinë dhe besnikërinë e qytetarëve të saj serbë.

“Prishtina duhet të ndërmarrë veprime të njëanshme për të siguruar rehatinë dhe besnikërinë e qytetarëve të saj serbë, siç u përmend më lart. Kjo do të kërkojë përpjekje shumë më të mëdha për të përmbushur nevojat e tyre, për të lejuar rrjedhjen e subvencioneve legjitime të Serbisë dhe për të mbrojtur pronën e tyre, veçanërisht në manastirin në Deçan“, theksoi ai.

Serwer ka thënë se është bërë pak progres në drejtim të normalizimit të raporteve, teksa është shprehur se pengesa kryesore për këtë është rezistenca e Serbisë.

I pyetur për përfshirjen e akterëve tjerë rajonalë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha:

“Ata nuk luajnë vërtetë drejtpërdrejt, por Rusia po e mbështet iliberalizmin e Vuçiqit në shtëpi dhe iridentizmin me fqinjët e tij. Turqinë e shoh si një lojtar relativisht minor, megjithatë rëndom do të ndikojë“. deklaroi ai.

Related Articles