SHBA-ja vë në lëvizje bombarduesit B-2

SHBA-ja vë në lëvizje bombarduesit B-2

Ushtria amerikane po zhvendos bombarduesit B-2 nga SHBA-ja kontinentale në ishullin Guam të Paqësorit, thanë të shtunën dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Ndërsa New York Times raporton se bombarduesit, të cilët kanë një rreze veprimi prej mbi 6,000 miljesh detare dhe një kapacitet ngarkese prej më shumë se 40,000 paundësh për të mbajtur armë të ndryshme konvencionale dhe bërthamore, u ngritën nga baza e Forcave Ajrore Whiteman në Misuri.

Sipas gazetës amerikane, Presidenti Trump pritej të takohej me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare të shtunën në mbrëmje për të diskutuar nëse do të hynte në konflikt.

Sipas komunikimeve të kontrollit të trafikut ajror, bombarduesit duket se shoqërohen nga cisterna furnizimi me karburant.

Lëvizja e raportuar e bombarduesve vjen ndërsa Donald Trump po shqyrton nëse do të përfshijë ushtarakisht SHBA-në në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar lëvizjen e bombarduesve.

Related Articles