Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, ka thënë se ShBA-të nuk kanë aleatë më të madh se Kosova në rajon.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleatë më të madh se Kosovën në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Ne e kemi treguar angazhimin tonë proaktiv për të mbështetur ShBA-të sipas mundësive tona, siç ishte pritja e refugjatëve afganë, angazhimi për të pritur refugjatë ukrainas. Angazhimi për ruajtjen e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, apo edhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë plotësisht në përputhje me aleatët tanë”.
Ajo theksoi se vendi ynë është një vend i vogël por duke punuar me parterët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë ndikim të madh.
“Ne edhe mund të jemi vend i vogël por kam besim se duke punuar me partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne edhe mund të kemi impakt të madh”./Gazeta Enigma/