Shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 33,538.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.027 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.783.672 doza të vaksinës.
Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. / Gazeta Enigma.