Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5,204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 13.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,659.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës.
Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.