Nga janari i këtij viti deri në fund të korrikut Policia e Kosovës ka pasur punë të madhe në trafik për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur e disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Vetëm gjatë muajve janar – korrik 2023 kanë ndodhur 12 mijë e 55 aksidente trafiku, ku 56 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe ka pasur gjithashtu edhe 4 mijë e 766 aksidente me lëndime nga të cilat e kanë pësuar 9 mijë e 301 persona.
Policia njofton tutje se ka pasur rreth 8000 mijë askidente me dëme materiale.
Ndërsa kanë theksuar për Gazetën Enigma se Policia e Kosovës në vazhdimësi bën aktivitete me qëllim të parandalimit të aksidenteve, ruajtjes së jetës si dhe për siguri më të madhe në trafik, nga Policia kanë bërë gjithashtu me dije, se janë shqiptuar mbi 360 mijë gjoba për kundërvajtësit e rregullave të trafikut.
Krahasuar me perudhën e njëjtë të vitit 2022, nga të dhënat e Policisë del se këtë vit është zvogëluar me një përqindje të vogël numri i askidenteve dhe i gjobave të shqiptuara.
Kujtojmë se Policia e Kosovës, vazhdimisht ka njoftuar për marrjen e masave shtesë për sigurinë në trafik në disa qyetete të vendit gjatë muajve të fundit. /Gazeta Enigma