Temperaturat e ulëta e shiu nuk i ndaloi shqiptarët të festojnë në ditën e dytë të “Alba Festival”.
Me qindra njerëz janë mbledhur në Cyrih të Zvicrës për të kënduar njëzëri këngët e të preferuarëve të tyre.
Emrat më të njohur të muzikës shqipe kanë udhëtuar në shtetin zviceran për të performuar para një publiku të madh me shqiptar dhe jo vetëm.
Një prej pjesmarrësve, shtetas Zviceran për Gazeta Enigma ka ndarë detaje nga festivali.
“Gjithçka është shumë mirë, ka shumë shqiptar këtu” – ka thënë ai, derisa ka dërguar disa fotografi nga atmosfera e momentit.
Në natën e parë të festivalit kanë performuar disa prej yjeve kosovare, si Era Istrefi, Azet, Albi dhe shumë të tjerë.
Në skenën e festivalit kanë performuar e do të ngjiten për të dhuruar spektakël edhe shumë artist të njohur, në mesin e tyre Shkurte Fejza, Elai, Dafina Zeqiri, Noizy, Ledri Vula, Mc Kresha e shumë të tjerë.
Alba Festival ka filluar të mbahet me datë 21 qershor e do të zgjasë deri më datë 23.
Përveç shqiptarëve, në festival janë parë edhe shumë nacionalitete të tjera, të cilët po festojnë nën tingujt e muzikës shqipe. /Gazeta Enigma