Shkaktari ishte një top: Mediat në Kanada shkruajnë për tragjedinë ku humbën jetën nënë e bir nga Kosova

Shkaktari ishte një top: Mediat në Kanada shkruajnë për tragjedinë ku humbën jetën nënë e bir nga Kosova

Një tragjedi ka tronditur Deçanin dhe gjithë Kosovën.

Nënë e bir me prejardhje nga Kosova, u mbytën në pishinën e shtëpisë në Kanada.

Siç raportohet ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së martës në një pishinë në lagjen Lachine të Montrealit.

Organet e rendit bëjnë me dije se ngjarja është cilësuar si aksidentale.

E tronditur për ngjarjen u shpreh edhe kryebashkiakja Maja Vodanoviq.

“Ishte një top që ra në pishinë, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës trevjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte, por për fat të keq nuk dinte not,” shkroi Vodanoviq.

Related Articles