Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar personin që dyshohet se shkaktoi aksident në rrugën Mitrovicë-Jarinje më 17 shkurt, e më pas ka ikur nga vendngjarja.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i arrestuari është një 53-vjeçar, me inicialet D.V.
Gjatë verifikimit të të dhënave, Policia ka gjetur se i njëjti ka pasur masë për ndalimin e ngasjes së automjetit.
“Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje sipas Ligjit të Trafikut Rrugor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim.