Të mërkurën e 12 nëntorit, Memli Krasniqi njoftoi për vendimin që jo shumë qytetarë e prisnin.
Ai dha dorëheqje nga pozita e Kryetarit të PDK-së, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”, shkruan Gazeta Enigma.
Dorëheqja e Krasniqit vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.
Ai e kishte marrë për herë të parë drejtimin e partisë në vitin 2021.
Gjithë sytë kah Hanza Votuesit e PDK-së dihet se kanë një prefercë të kahmotshme që Bedri Hamza të jetë Kryetar i partisë. Gjatë njoftimit për dorëheqjen e tij, Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në Konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon. “Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehi, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.
Pro Hamzës, edhe dy deputetë të PDK-së I kontaktuar nga Gazeta Enigma, Rashit Qala, deputet i PDK-së, shprehu hapur përkrahjen e tij për Hamzën.
“Ne presim ta mbajmë Konventën ditën e hëne. Ta shohim se kush është kandidat. Nëse njëri prej tyre është Bedri Hamza, sigurisht se do ketë përkrahjen time”, tha Hamza. Edhe deputeti tjetër, Ferat Shala, tha se përkrahja e tij është për Hamzën.
“Sigurisht se përkrahja ime absolute është për Bedri Hamzën”, tha Shala për “Enigmën”.
Dorëhqeja e Krasniqit, shkaku i Ramiz Lladrovcit?
Njohësi i çështjeve politike, Xhavit Drenori, thotë për Gazetën Enigma se dorëheqja e Krasniqit erdhi pas presionit nga Ramiz Lladrovci, i cili kishte paralajmëruar se nëse nuk ka reformim në PDK, në zgjedhjet nacionale do garonte me listë të tij.
“Ka qenë e pritshme që të ketë ndonjë zhvillim në Partinë Demokratike. Është ditur se do bëhet ndonjë lëvizje, për shkak se dëmi që do t’i bënte Lladrovci në rast se do të dilte në garëpër zgjedhjet nacionale, bashkë me të do të dilnin një grup i pakënaqur i PDK-së dhe e gjithë kjo do ndikonte që PDK-ja tërenditej e treta në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Drenori.
“Siç pamë nga reagimet e Lladrovcit dhe Krasniqit, duket se ka pasur një lloj pajtimi që Bedri Hamza të jetë kryetar i ardhshëm unifikues. Ardhja e Bedri Hamzës besoj që e mban të bashkuar partinë edhe për një kohë, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në dhjetor apo më së largu në mars”, u shpreh tutje analisti.
Megjithatë, Drenori tha se ajo çfarë dihet është se edhe kryetari në largim e edhe ai që vjen, “janë larg rolit të një kryetari që merr vendime”.
“Edhe Krasniqi, edhe Hamza, janë më shumë si kujdestarë tëvendimeve që merren, sepse vendimet në PDK i marrin disa grupe të caktuara, si për shembull grupi i Sami Lushtakut dhe grupi i Ramiz Lladrovcit. Për ta ruajtur unitetin e partisë ata janëunifikuar dhe do të dalin të bashkuar, mirëpo fuqia e vërtetë nuk është e Bedri Hamzës”, vijoi të thotë më tej Drenori.
“Ka gjëra brenda partisë që nuk i dimë”
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, në një prononcim për Gazetën Enigma thotë se arsyetimet e Krasniqit për dorëheqje qëndrojnë, por se “brenda ka diçka tjetër”.
“Ka edhe punë tjera të cilat ne nuk i dimë. Ose i dimë sipërfaqësisht. Janë çështje të brendshme të partisë. Nuk është çështja vetëm tek votat. Partitë politike kanë probleme të brendshme strukturale, demokratike, të ideve të ndryshime, fraksioneve të brendshme. Pra mund të jenë rryma të ndryshme ideologjike e politike. Pra ka shumë faktorë që mund të kenë ndikuar në dorëheqjen e Krasniqit, por jo zvogëlimi i numrit të votave, sepse ka rritje të numrit të votave”, thotë profesor Baraliu.
Për struktura të ndara, Baraliu ia lë fajin edhe kandidimit të Hamzës për kryeministër.
“Në zgjedhjet e kaluara në nivelin nacional, ata futën në garë një njeri tjetër, një kryetar komune që ka pasur detyra tjera, mandat tjetër. Kjo vetvetiu mund të ndikojë që të krijohen struktura brenda partisë. Nuk do duhej të merrej si arsye mossuksesi apo mosreforma, sepse është reformuar pak vite më parë. Kanë bërë një opozitë të moderuar, të arsyeshme, civilizuese. Mbase ka ndikuar edhe rasti i Drenasit”, deklaroi Baraliu.
Megjithatë, Baraliu thotë se Krasniqi dhe riformimi i tij bashkë me të tjerët në PDK, kanë ndikuar që të ketë rritje për PDK-në.
“Në zgjedhjet lokale, PDK ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të votave”.
Sa i përket kryetarit të ri, profesoi universitar këshillon që të mos ketë rrymime, fraksione apo grupe të interesit, të cilat predominojnë në një moment të caktuar. “Do duhej të ishte një Kryetar strategjik, taktik, i gjthë pranueshëm dhe perspektiv”
Konventa e re e PDK-së PDK do të mbajë Konventën më 17 nëntor, ku pritet të emërohet Kryetari i ri.
Edhe pse Hamza nuk ka zyrtarizuar kandidaturën e tij, një gjë e tillë pritet të ndodhë.
Ndëkohë, nuk dihet nësa Hamza do të ketë kundërkandidat. Gjatë udhëheqjes së Krasnqiit, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër. Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për gati dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.
Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake. /GAZETA ENIGMA
