Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 247 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 181 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Në ndërkohë tetë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
13 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me COVID-19
247 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme
181 të konfirmuar COVID-19 pozitivë
171 me oksigjeno-terapi
8 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 107 pacientë të shtrirë, 66 prej tyre COVID-19 pozitivë, 86 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 62 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
– Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 140 pacientë, 135 prej tyre COVID-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 25 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 50 pacientë
– Spitali i Pejës, 27 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 24 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë