Shoferi i autobusit të aksidentuar, dërgohet në burgun e Pozhegës

Shoferi i autobusit të aksidentuar, dërgohet në burgun e Pozhegës

Policia kroate ka dhënë disa informacione të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të autobusit, që ndodhi të dielën afër Sllavonski Brodit, ku humbën jetën 10 persona.

Sipas mediave kroate, policia e atjeshme ka bërë të ditur se shoferi i autobusit është dërguar në vuajtje të paraburgimit.

“Dje (27 korrik), gjyqtari hetues fillimisht mori në pyetje 52-vjeçarin dhe më pas atij iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Në të njëjtën ditë, i pandehuri u dorëzua në burgun Pozhegas”, njofton Policia.

Ndryshe, dje pesë pasagjerë të autobusit që u aksidentua të dielën në Kroaci, e ku humbën jetën 10 udhëtarë, sot pasdite janë sjell në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Sllavonski Brod për t’u marrë në pyetje.

Portali lokal kroat “SB online” ka publikuar detajet e marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut në Sllavonski Brod.

“Ne morëm në pyetje tre nga pesë pasagjerët që erdhën në Gjykatën e Qarkut. Vetëm tre prej tyre u morën në pyetje, sepse ata po prisnin urgjentisht për transport në Kosovë, dhe ne nuk përkthyes për ata të dy”, ka thënë zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut, Franjo Kopuniq.

Ndërsa, avokati mbrojtës i shoferit të autobusit të aksidentuar të dielën në Kroaci ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, dje ka mohuar zërat se klientin e tij e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit, derisa ai ishte pranë timonit.

Related Articles