Shqetësuese: Raportohet se bankat e kanë çuar në 5 euro tarifën për pagesa brenda bankës

Shqetësuese: Raportohet se bankat e kanë çuar në 5 euro tarifën për pagesa brenda bankës

Tarifat për pagesat në sportelet bankare në Kosovë janë dyfishuar, duke arritur në 5 euro për transaksion në shumicën e bankave, nga 2.50 euro sa ishin vitin e kaluar, raportoi Buletini Ekonomik.

Rritja po godet veçanërisht pensionistët dhe qytetarët që nuk kanë mundësi të përdorin shërbimet bankare online.

Për ta, sporteli mbetet alternativa e vetme për pagesën e faturave dhe obligimeve të përditshme.

Ndërkohë, pagesat përmes aplikacioneve bankare vazhdojnë të ofrohen me tarifa minimale ose pa kosto.

M.Gj., pensionist nga Prishtina, thotë se për një pagesë nën 1,000 euro iu ndalën 5 euro provizion.

“Kjo është e tmerrshme. Unë jam pensionist. 5 euro tarifë për një pagesë”, deklaroi ai.

Related Articles