Opozita në Shqipëri ka nisur të mblidhet për protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Aty protestohet për rrëzimin e Qeverisë së Edi Ramës.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë parë në vendin e ngjarjes për të siguruar që situata të mos eskalojë. Forca policia janë vendosur brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë.
Të përfshirë janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe aleatët e tyre, raportoi A2News.
Qytetarët kanë filluar të mblidhen te selia e PD-së dhe sipas raportimeve numri i tyre është rritur aty, ku pritet dalja e kryetarit Sali Berisha dhe shkuarja para Kryeministrisë.