Shqipëria ka dërguar 53 trupa të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore në Turqi, pas tërmetit shkatërrues që goditi këtë të hënë këtë vend.
Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se skuadra shqiptare do të dërgohet në një mision solidariteti vëllazëror.
“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”, ka shkruar Rama në Facebook.