Shqiptari rrëfen se s’i i shpëtoi sulmit në metronë e New Yorkut: Fatmirësisht plumbi nuk më kapi

Shqiptari rrëfen se s’i i shpëtoi sulmit në metronë e New Yorkut: Fatmirësisht plumbi nuk më kapi

20 persona raportohet se janë plagosur në metronë e New Yorkut gjatë së mërkurës.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur një person shtiu me armë në drejtim të njerëzve.

E në vendin e ngjarjes kishte qenë një i ri shqiptar.

Fitim Gjeloshi ka folur për mediat vendase duke treguar se autorin e kishte pasur fare pranë.

Gjeloshi tha i dyshuari të parin e kishte qëlluar atë por fatmirësisht plumbi se kishte kapur.

“Personi ngjitur me mua u plagos e po kërkonte ndihmë. Autori nisi të godasë dhe të tjerët. Unë isha me fat. E gjitha qe një çmenduri. U tremba për vdekje”- tha shqiptari.

I riu shqiptar shtoi se i dyshuari në momentin para se të niste sulmin kishte folur me vete.

“E pashë dhe mendova. Ky nuk mund të jetë në rregull. Duhet të jetë i droguar. Ne patëm një ndalesë të shkurtër rreth 5 minuta. Ai papritmas nxori një maskë kundër gaz dhe hapi një bombolë.. Më pas nxori nga çanta një sëpatë, e la atë dhe e mori pushkën”.

Autori ende nuk është kapur, shkruan New York Post përcjell Klankosova.tv.

Autoritetet dyshojnë se revolja e tij Glock nëntë milimetra kishte ngecur, kështu duke u parandaluar një tragjedi që do të mund të kishte pasoja edhe më të mëdha.

Në kërkim ende është 62 vjeçari Frank R James, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ai më parë kishte postuar video shqetësuese në rrjet ku fliste me indinjatë për të pastrehët dhe për kryetarin e bashkisë së New Yorkut, Eric Adams.

Një çmim prej 50 mijë dollarësh është ofruar për atë që ofron të dhëna të cilat mund të çojnë në arrestimin e sulmuesit. / Gazeta Enigma.

Related Articles