Shqiptohen mbi 900 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti COVID

Shqiptohen mbi 900 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti COVID

Qytetarët vazhdojnë të gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19, porse numri i gjobave ka rënë ditëve të fundit.

Vetëm në 24 orëshin e fundit 932 qytetarë u gjobitën nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit antiCOVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Prej se hynë në fuqi masat antiCOVID-19 që morën institucionet shtetërore dhe shëndetësore, policia thuajse për çdo ditë ka shqiptuar mijëra gjoba.

Masat antiCOVID-19 hyrën në fuqi më 30 gusht për të qenë në fuqi për 2 javë, por me pak ndryshime këto masa u vazhduan deri më 26 shtator.

Related Articles