Vezët nuk janë përfitimi i vetëm nga pulat vojse.
Të paktën pronarët që kanë më shumë se 2.000 të atilla, do të mund të marrin edhe para për mbajtjen e tyre.
Kjo meqë, Ministria e Bujqësisë do të subvencionojë me 50 cent për kokë pule.
Ky vendim u mirëprit nga kultivuesit e këtyre shpezëve, meqë sic thanë, inflacioni ndikoi edhe te ky biznes.
Bile, fermerët po kërkojnë që shuma e subvencionimeve të rritet, e të tilla të jepen edhe më shpesh.
Megjithkëtë, fermerët tjerë të këtij lloji duhet t’i plotësojnë disa kriteret për të përfituar të hollat, derisa edhe përfitimi i subvencionimit do të kalojë nëpër disa faza, ndërsa, paratë në kuletat e fermerëve do të shkojnë tek pas 3 muajve.