Shtimi i trupave në Kosovë – Nga KFOR japin detaje për Enigmën

Shtimi i trupave në Kosovë – Nga KFOR japin detaje për Enigmën


Gjatë muajit prill, në Kosovë afër 270 trupa shtesë u dislokuan në mbështetje të Misionit paqeruajtës të NATO-s, raporton Gazeta Enigma.

Lidhur me këtë Gazeta Enigma ka kontaktuar me zyrtarë të KFOR-it, të cilët kanë dhënë detaje për arsyjet që quan deri te ky hap.

“Lidhur me 270 trupat, Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF BN) u vendos së fundmi në Kosovë. Ne konfirmojmë se ata po zëvendësojnë Batalionin e Forcave Rezervë Operacionale Turke që po largohet, në përputhje me një plan rotacioni të forcave të mbikëqyrura nga NATO dhe ata do të qëndrojnë në Kosovë në mënyrë të përkohshme”, thuhet në përgjigjjen e dhënë për Gazeta Enigma.

KFOR ka potencuar se aktualisht në vend janë mbi 4600 trupa nga 29 vende të botës.

Kujtojmë se KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

KFOR-i ka rritur praninë sa herë që situata ka qenë e tensionuar në Kosovë, sikurse ishte sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. / GAZETA ENIGMA.

Related Articles