Shtrenjtohet sërish nafta, arrin çmimi në 1.60 euro për litër

Shtrenjtohet sërish nafta, arrin çmimi në 1.60 euro për litër

Deri në 1.60 euro për litër ka arritur çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë të hënën. 

Këtë e ka konfirmuar kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai tha çmimet e naftës varësisht nga kompanitë sillen nga 1.53 deri 1.60 euro për litër, ndërsa i benzinës nga 1.34 deri 1.38 euro për litër. 

Sipas tij çmimi i naftës me shumicë është 1.54 euro për litër.

Rritja po vazhdon si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. 

Më 5 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare. 

Related Articles