Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës sapo është shtyer, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, breshërit dhe shkarkesave të rrufeve, të cilat mund të jenë të rrezikshme për të pranishmit në stadium, njofton Gazeta Enigma.
Deri në minutën e 36-të rezultati ishte 0-0, me një gol të anuluar të Gjermanisë në minutën e 4-të.
Ende nuk dihet nëse loja do të luhet sonte apo do të shtyhet për nesër. /Gazeta Enigma