Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca e rregullt plenare e paraparë për sot në orën 13:00, është shtyrë për të hënën për shkak të vdekjes së sekretares Madeleine Albright.
“Në konsultim me Grupet Parlamentare na u duk më e arsyeshme që për shkak të këtyre zhvillimeve ta zhvendosim këtë për të hënën në orën 10:00”, tha Konjfuca.
Ndryshe presidentja, Vjosa Osmani, e ka shpallur nesër (e premte) ditë zie në Kosovë, në kujtim të sekretares së Shtetit, Madeleine Albright e cila ndërroi jetë dje në moshën 84 vjeçare./Gazeta Enigma/