Si do të hiqen vizat? LDK-ja e pyet Qeverinë, duke kritikuar planin e tyre për Politikë të jashtme

Si do të hiqen vizat? LDK-ja e pyet Qeverinë, duke kritikuar planin e tyre për Politikë të jashtme

Nënkryetare e LDK-së, Shqipe Mjekqi, adresoi kritika të shumta kundrejt partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), sa i përket planit qeverisës për Politikën e jashtme, raporton Gazeta “Enigma”.

Mjekiqi, në një konferencë për media theksoi se Qeveria “Kurti”, nuk ka plan konkret për dialogun, heqjen e vizave, apo për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
“LDK e konsideron të rëndësisë së jashtëzakonshme konsolidimin e mëtejmë të Politikës së jashtme. Përfaqësimi dhe mbrojta e interesit të qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioritet për çdo qeveri, por mënyra se si është paraqitur programi i qeverisë është i formës dëshirore, pa masa konkrete që do të fuqizonin sovranitetin dhe integritetin e vendit. Po ashtu, nuk ka strategji, s’ka plane konkrete, s’ka afate për realizimin e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas saj Qeverisë i mungon edhe plani konkret për anëtarësimin në INTERPOL, si dhe për të fituar njohjen e 5 shteteve anëtare të BE-së. “Qeveria e Kosovës do duhej të bëjë përgatitjet e nevojshme për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Qeveria s’ka plan strategjik për të siguruar njohje të reja. Ne pyesim qeverinë se kur do të bëhet vlerësimi i zbatimit të MSA-së”, theksoi tutje ajo.  

“Heqja e vizave është proces i vonuar, do të ishte mirë që Qeveria të tregoj se çfarë plani ka që këtë proces ta kthej nga procesi politik, në proces teknik. Po të ishte vetëm proces teknik, ne sot do të udhëtonim pa viza.  Qeveria ka premtuar gjëra të shumta, e po e shohim qysh në fillim që ka ndryshuar kurs jo vetëm sa i përket dialogut, por edhe thellimit të bashkëpunimit me Shqipërinë. Pra po e shohim që ka ndryshim të kursit të Qeverisë, në shumë fusha.
”, shtoi ajo./Gazeta Enigma.



Related Articles