Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) sot në Prishtinë prezanton një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).
“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).
Në 23 vitet e pranisë në Kosovë, Zyra Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë ka kontribuar në diskutime publike dhe politikëbërje për shumë çështje të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale, raporton RTKlive.
“Si pjesë e programin tonë, ne synojmë ta forcojmë Kosovën si partner për paqen dhe sigurinë në rajon dhe ta mbështesim agjendën e saj politike të përkushtuar për integrimin në BE. Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të seminare në vitin 2022 për çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet këtyre seminare që diskutuam dhe trajtuam çështjet dhe sfidat më urgjente në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i parapriu hartimit të Statutit”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).
Sipas FES, puna është produkt i partneritetit mes dy organizatave dhe nuk përfshin asnjë palë të tretë.
“Procesi i hartimit të statutit përfshinte konsultime me ekspertë, akademinë dhe profesionistët që punojnë ose përfshihen në dialogun e Brukselit. Prandaj, në një mjedis shumë të instrumentalizuar politikisht, botimi duhet parë më tepër si një pikënisje për një kontribut të bazuar në dëshmi. Puna jonë u drejtua vetëm nga motivimi për të kontribuojnë në fillimin e një diskutimi publik thelbësor dhe ofrimin e rekomandimeve tona të formësuar ekspertizën e duhur vendore dhe ndërkombëtare – siç kemi bërë në të kaluarën për çështje të ndryshme politike dhe socio-ekonomike”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë.