Si ndodhi vrasja e policit në Zllatar? (VIDEO)

Si ndodhi vrasja e policit në Zllatar? (VIDEO)

Mjeku kujdestar Ejup Govori, tha se 27-vjeçari kishte shkuar pa shenja jete në Emergjencë.

Rrugën e vështirë për të shkuar tek vila e kishin kaluar.

Megjithatë festa që kishin filluar disa pjesëtarë të Kosovës, pati një fund tragjik.

Kjo pasi që në këtë vilë ndodhi një ngjarje e rëndë.

Mesdita  e së shtunës këtë vend e gjeti të qetë, e në vilë ishte vetëm pronari i saj.

E në lagjen Tokbahqe, familja e viktimës, 27 vjeçarit Lirim Haxholli, ende nuk kishte hapur të pamën zyrtarisht.

Ata nuk pranuan të flasin as për rastin, me arsyetimin se nuk kanë çka të shtojnë.

VIDEO

Kurse, mjeku i cili e pranoi zyrtarin policor në spital, tregon mbi gjendjen në të cilën tashmë i ndjeri ishte sjellë në emergjencë.

Govori tregon edhe plagët që quan deri te vdekja e të riut.

Kurse inspektorati Policor i Kosovës thanë se kanë marrë masat ndaj zyrtarëve policor që ishin aty, ku disa prej tyre kanë  mbetur të arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Për rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili tha se  ka kërkuar angazhimin maksimal të institucioneve  në hetimin e plotë të kësaj ngjarje.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në orën 15:,00 në varrezat e Dragodanit  në Prishtinë.

Related Articles