Sipas raportit preliminar të Kosovës, rreshteri Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Sipas raportit preliminar të Kosovës, rreshteri Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Autoritetet kosovare në një raport preliminar të lëshuar më 20 tetor, po thonë se grupi terrorist serb vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me armë ndërkombëtarisht të ndaluara, sipas Konventës së Otavës. Kryeministri Kurti e ministri Sveçla nëpër konferenca bënë me dije se rreshteri Bunjaku ishte vrarë nga një minë me telekomandë, teksa mbronte territorin e Republikës së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në raportin preliminar të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se minat e konfiskuara nga Policia e Kosovës prej grupit terrorist, prodhim i vitit 1984, janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës.

“Minat e konfiskuara, të cilat janë prodhuar në vitin 1984, janë shkak për shqetësim të veçantë, veçanërisht pasi Serbia ende posedon një numër të konsiderueshëm të këtyre minat në stoqe. Këto armë madje janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, është vrarë me armë të ndaluara ndërkombëtare nga Serbia. Ai iu nënshtrua plagëve të shkaktuara nga një minë e tillë që u aktivizua nga distanca”, thuhet në raport preliminar.

Mina të ngjashme, sipas autoriteteve të Kosovës, janë konfiskuar nga bandat e tjera kriminale në Serbi, të cilat, pretendohet nga raporti preliminar, janë të lidhura ngushtë me udhëheqësinë e Serbisë, si dhe me kriminelë dhe paraushtarakë si Milan Radoiçiq.

Duke cituar ekspertët ushtarakë serbë, raporti preliminar thotë se këto armë mund të kenë hyrë në veri të Kosovës përmes vjedhjes së ndonjë depoje të armëve në Serbi, shitje nga tregtarë private apo transferim direct nga vetë shteti.

Krerët shtetërorë kanë konfirmuar se vrasja e Afrim Bunjakut ka ndodhur në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti ishte sulmuar me një minë telekomanduese nga grupi terrorist serb.

Related Articles