Situata është e qetë në veri të Mitrovicës, pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës.
Nuk ka as patrulla policore, të vendosura si patrulla të trafikut, të cilat tash e tutje do t’ lëshojnë dokumentet qortuese për të gjithë ngasësit e veturave me tabela ilegale.
Ka qenë një patrullë, sa i përket njësive speciale, Klan Kosova raporton se nuk bëhet fjalë për vendosje të njësisë speciale tek ura që shpie të “lagja e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Ajo është patrullë mobile që lëviz në zona të ndryshme të qytetit, nuk është me mision të targave ilegale.