Në orët e vona është mbyllur takimi LVV-PDK në Gjilan me përafrime të skajshme qëndrimesh, por pa marrëveshje përfundimtare, njofton Gazeta Enigma.
Takimi maratonik në mes të përfaqësuesve të LVV-së në Gjilan, gjegjësisht kreut të Komunës Alban Hyseni me ekipin e tij nga LVV dhe përfaqësuesve negociues nga dega e PDK-së në Gjilan, të përbërë nga Riad Rashiti e Leonora Morina – Bunjaku, ka përfunduar në orët e vona me përafrime të qëndrimeve por pa marrëveshje përfundimtare.
Këtë e kanë konfirmuar të dyja palët pas daljes nga takimi rreth orës 23:30.
Ndryshe, vendimi përfundimtar pritet të merret të mërkurën në mëngjes, para seancës konstituive të Kuvendit Komunal, e cila është parapa të filloj në ora 10:00.