S’ndalen pakënaqësitë ndaj Ligjit të Pagave, “vërshohet” me ankesa Avokati i popullit

S’ndalen pakënaqësitë ndaj Ligjit të Pagave, “vërshohet” me ankesa Avokati i popullit

Mbi 80 mijë punëtor të sektorit publik që nga muaji i kaluar i kanë marrë pagat me koeficientin e ri, mirëpo që nga marrja e këtij vendimi në adresë të Avokatit të Popullit kanë vërshuar shumë ankesa nga kjo kategori, shkruan Gazeta “Enigma”.

Lista përfshinë një varg të gjatë të ankesa, ku një ndër to është edhe Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se ka pakënaqësi të arsyshme në tërë sistemin arsimor. Sipas tij, vlera e koeficinetit do të duhej të ishte së paku 120, e jo 105 euro.

“Ka pakënaqësi të arsyeshme në tërë sistemin arsimor, derisa çerdhet kanë kaluar pak më mirë më këtë ligj si dhe punëtorët teknik. Te arsimi fillor ka pakënaqësi ngase pagat e tyre nuk shënojnë asnjë rritje”, ka thënë Jasharaj për Gazetën Enigma.

Sipas Jasharajt, pakënaqësi ka edhe te pjesa e universiteteve.

“Po kështu kemi pakënaqësi edhe te pjesa e universiteteve ku ligji ua zbret pagat por nuk kemi marrë hapa për të dërguar kërkesen të avokati i popullit duke konsideruar se ligji më mirë ky që është e ne të bëjmë përpjekje që ta ndryshojmë vlerën e koeficientit sesa të bëhen angazhime të tjera e të kthehet ligji në zero për të na krijuar situate të pakëndëshme e për të pritur edhe vite të tjera për ta pasur këtë ligj”, ka thënë tutje Jasharaj.

Megjithatë, Jasharaj thotë se kishin një rangim meritor në ligjin e pagave, rangim ky i cili sipas tij solli një ngritje aty-këtu.

“Ne, fatmirësisht kishim punuar me kohë bashkë me MASHT-in dhe kishin një rangim meritor në ligjin e pagave, rangim ky i cili edhe me këtë 105 solli një ngritje aty këtu”, ka theksuar Jasharaj.

Ndryshe, ankesat për ligjin e pagave shkojnë në mbi 60. Ndërsa, mbetet të shihet nëse Avokati i Popullit do ta dërgojë për në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj. /Gazeta Enigma/.

Related Articles