Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në mbledhjen që është duke u mbajtur rreth diskutimit të masave të reja, ka akuzuar qeverinë e Kosovë se ka marrë vendime të njëanshëm, pasi që sipas tij as nga qeveria e as nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë konsultuar me ta dhe nuk u kanë kthyer përgjigjje në lidhje me shkresat e dërguara, shkruan Gazeta “Enigma’.
“Ju njoftoj se shkresat që i kemi dërguar, janë të gjitha me shkrim në zyren e zv.kryeminsitrit dhe minsitrit të ri të shëndetësisë, por ende nuk kemi marr asnjë pergjigije”. Çdo vendim që mirret pa u konsultu me ne, është vendim i njëanshëm”, ka thënë ai.
Tutje Sogojeva, ka shtuar se janë të pakuptimta masat e reja nga qeveria e Kosovës, sepse sipas tij, duhet që të hiqej ora policore dhe të filloj organizimi i ahengjeve, pasi që këto kanë qenë kërkesat e tyre.
“Ne kemi kërkuar që të zgjatet orari i lëvizjes së lirë deri në orë 01:00.Duhet të hiqet ora policore dhe të fillohet me oraganizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera. Ne e mbajmë përgjegjësin, sepse nuk do të lejojmë që asnjë klient ose asnjë dasmorë të hyj në lokale të mbyllura, nëse nuk i ka dy dozat e vaksinës kundë COVID-19” është shprehur ai.
Sogojeva thotë se ende nuk ka filluar shpërndarja e mjeteve të premtuara nga Qeveria dhe sa ka shumë biznese që gati dy vjet nuk kanë punuar.
“Si rezultat i masave që janë marrë ditën e djeshme pa dëshirë tonë kemi qenë të obliguar ta mbajmë këtë konferencë. Ne kemi pasur edhe kuvendin e Odës dhe kanë lindur kërkesat janë zgjatja e afatit të TVSh”.
“Pritet që mbas 1 janarit të ndryshohet. Ne kërkojmë zgjatje 5 vjet të TVSh. Prej 420 milionë ende nuk ka filluar ndarja. Kërkohet që mbulim i qirasë të jetë sipas Ligjit për rimëkëmbje. Ka biznese që 600 ditë nuk kanë punuar. Me vendimin e mbrëmshme që ka marrë Qeveria shkresat që i kemi dërguar me shkrim nuk janë marrë parasysh”.
Ai thotë se kundër këtyre masave mund të ketë edhe protesta.
“Asnjë vendim nuk është i mirë nëse nuk konsultohet me Odën dhe bizneset. Kërkojmë zgjatjen e orarit të jetë deri në ora 01:00. Ora policore është e pakuptimtë. Të fillojnë organizimet e ahengjeve dhe ne mbajmë përgjegjësinë. Asnjë vendim që merret pa u konsultuar për ne është i njëanshëm. Mund të ketë edhe protesta”./Gazeta “Enigma”/