Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot do të publikoj detaje të reja mbi procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, pas procesit të regjistrimit që përfundoi më 24 maj, raporton Gazeta Enigma.
Detajet do të tregohen në një konferencë për media, nga ora 10:00 në zyrat e ASK-së.
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, më herët pati thënë se numri i popullsisë në Kosovë ka kaluar shifrën 1.5 milion. /Gazeta Enigma