Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, të premten do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025, raporton Gazeta Enigma.

Në ceremoni do të marrin pjesë udhëheqësit shtetërorë, teksa ceremonia do nisë në ora 10:00.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Related Articles