Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot do të hapet një grupkapitull i ri në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, për anëtarësim.
Rama tha se ky është një grupkapitull “shumë i rëndësishëm”.
“Marshi ynë vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit”, shkroi Rama nga Brukseli.
“Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara, ambicia jonë është që të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që nga viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është një ditë e mirë për vendin tonë, dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, shtoi ai.