Sot hapet thirrja e dytë për subvencionimin për izolim të shtëpive dhe pajisje efiçente të ngrohjes

Sot hapet thirrja e dytë për subvencionimin për izolim të shtëpive dhe pajisje efiçente të ngrohjes

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) lanson sot thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Lansimi i projektit do të bëhet nga ora 14:30.

Ky projekt ka për qëllim subvencionimin direkt për familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Në thirrjen e parë mijëra qytetarë kanë përfituar nga subvencionimi. / Gazeta Enigma.

Related Articles