Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të mbahet sot nga ora 19:30, njofton Gazeta Enigma.
Garues nga e gjithë bota do të marshojnë sot me flamujt e shteteve të tyre, duke përfshirë nëntë sportisë nga Kosova që do ta valojnë Flamurin e Kosovës.
Ceremonia hapëse dhe rruga e marshimit për herë të parë nuk do të zhvillohet në një stadium, por në lumin Seine në zemër të Parisit.
Është paralajmëruar një ceremoni tre orë e gjysmë e gjatë, me befasi të shumta.
Kosova do të përfaqësohet nga nëntë atletë në katër sporte të ndryshme, ndërkohë që dominon sporti i xhudos si zakonisht, me pesë xhudistë.
Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.
Sportistët e tjerë që do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris janë, Donjeta Sadiku në bosk, Gresa Bakraqi në atletikë, dhe Hana Beiqi dhe Adell Saboviq në not.
Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, do të mbahen prej 26 korrikut deri më 11 gusht. /Gazeta Enigma