Kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishele Pikar, ka caktuar datën për mbajtjen e konferencës në çështjen e Salih Mustafës.
Sipas njoftimit, konferenca pritet të mbahet sot (më 16 shkurt 2022) në ora 10:00.
Gjykata urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, në dhjetor të viti 2022 është dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë me 26 vjet burgim. Ai u gjet fajtor për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Këto krime është thënë se dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash, në prill të vitit 1999.
Ish-komandant “Cali” është arrestuar në shtator të vitit 2020, duke qenë i pari i ftuar nga Gjykata Speciale. Sipas aktakuzës në prill të vitit 1999, Mustafa së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash, të cilët më pas u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.
Sipas Prokurorisë, ai bashkë me pjesëtaret e tjerë u kishin shkaktuar viktimave vuajtje dhe dhimbje shumë të rënda me synim që të merrnin informata ose deklarata.
Aktakuza ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.
Në lidhje me këto akuza në paraqitjen e parë të tij, Salih Mustafa nuk e kishte pranuar fajësinë.