Sot në Hagë publikohet vendimi për mocionin e përbashkët për Thaçin dhe të tjerët

Sot në Hagë publikohet vendimi për mocionin e përbashkët për Thaçin dhe të tjerët

Sot në Gjykatën e Hagës, nga ora 09:00 do të bëhet publike vendimi në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, raporton Gazeta Enigma.

Kërkesa e tyre është për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, e dorëzuar këtë mocion, ndërkaq Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte afat deri më 14 korrik, megjithëse kundërpërgjigjen e kishte çuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Kjo do të jetë hera e parë ku do të mund të shihet se ku qëndron Trupi Gjykues në raport me Thaçin dhe të tjerët, dhe në raport me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Specializuar. / Gazeta Enigma.

Related Articles