Sot përballen Bislimi dhe Petkoviq – Tentativa e radhës për dialog

Sot përballen Bislimi dhe Petkoviq – Tentativa e radhës për dialog

Të martën, pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh.

Nga BE-ja kanë konfirmuar se të dyja palët do marrin pjesë dhe do të shqyrtojnë “një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan herën e fundit në tetor.

As aty nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.

Related Articles