Sot nga ora 09:00 e deri në ora 16:00, është paraparë të bëhet regjistrimi i deputetëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s, raporton Gazeta Enigma.
Ky koalicion ka siguruar gjithsej 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës. AAK-ja ka marrë pesë deputetë, kurse Nisma Socialdemokrate tre.
Kujtojmë se nesër në ora 10:00 është caktuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. / Gazeta Enigma.