Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Këtë të diel shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në kuadër të kësaj ditë, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, zjarrfikësit do të jenë të pranishëm në sheshin “Zahir Pajaziti” me pajisjet e tyre të punës, për të prezantuar nga afër me aktivitetet dhe pajisjet që përdorin në misionin e tyre të përditshëm.

Nga zjarrfikësit nga ora 11:50 do të ketë edhe prononcim për medie.

Kujtojmë se Dita e Zjarrfikësve u krijua në vitin 1999 pasi 5 zjarrfikës vdiqën tragjikisht gjatë një zjarri në Australi, kur drejtimi i erës ndryshoi papritur dhe ata u përfshinë nga flakët.

Kjo ditë nuk nderon vetëm punonjësit aktual, por dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre në shërbimin zjarrfikës ndër vite. /Gazeta Enigma/

Related Articles