Sot tentativa e 27-të për konstituimin e Kuvendit

Sot tentativa e 27-të për konstituimin e Kuvendit

Të enjten nga ora 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 27-ën herë për të provuar konstituimin e këtij institucioni, shkruan Gazeta Enigma.

Ndonëse janë bërë vetëm 24 orë nga seanca e fundit, kryesuesi i seancës për shkak të festës së Kurban Bajramit i ftoi deputetët të mblidhen sot.

Deputetët e opozitës janë duke e kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të votohet për kryetare të Kuvendit, por partia fituese përkundër kundërshtimeve nuk ka hequr dorë nga propozimi. / Gazeta Enigma.

Related Articles