Stadiumi i Qytetit në Therandë, arena përcaktuese e liderit vjeshtor

Stadiumi i Qytetit në Therandë, arena përcaktuese e liderit vjeshtor

Dy ndeshjet e së dielës, Ballkani – Gjilani dhe Malisheva – Dukagjini,  mbyllin sezonin vjeshtor të edicionit 2021/2022 në BKT Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Rreth 110 ditë kanë kaluar nga 10 gushti ç ‘prej se ka filluar edicionit 2021/2022 i BKT Superligës së Kosovës në Futboll, për të ardhur deri te një moment tejet interesant dhe përcaktues i kampionit vjeshtor në ligën elite të futbollit të Kosovës.

Ndeshja e fundit kampionale për sezonin vjeshtor e cila zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Therandë, ku takohen Ballkani dhe Gjilani, përcakton liderin e tabelës deri në pranverë.

Gjegjësisht njërën nga dy skuadrat rivale, Ballkani e Gjilani, të cilat këtë stinor demonstruan cilësi të jashtëzakonshme në rrugëtimin e tyre të gjatë mbi tremujor, pasi qëndruan pothuajse në vazhdimësi herë njëra e herë tjetra skuadër në krye të renditjes tabelare.

Takimi i së dielës detyrimisht do të nxjerrë skuadrën lidere në tabelë, pasi çdo rezultat do të bënte njërën nga to kampione vjeshtore.

Në fakt skuadra e Bekim Isufit, FC Ballkani, ka gjasa më të mëdha pasi lidershipin do ta konfirmonte edhe me barazim, ndërsa ajo e strategut Ismet Munishi, nuk pritet të qëndroj e rezervuar, pasi ka imperativ të vetëm fitoren për të rrëmbyer titullin vjeshtor.

E kur mirëfilli dihet që trajneri Munishi është ithtar i lojës ofansive, pritet që SC Gjilani të dielën të sulmoj maksimalisht me tërë potencialin që ka në krye me Gerhard Prognin, për të shënuar fitore e cila do ta bënte lidere vjeshtore në tabelë./Gazeta Enigma/

Related Articles